Elvis Mekaj, 26 vjeç nuk arriti t’u mbijetojë dot plagëve që mori nga thika gjatë një përleshjeje sot në lagjen “Fidanishte”, në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ndërroi jetë në Spitalin e Pejës, ku ishte dërguar në gjendje të rëndë pas rastit.
Lajmin për vdekjen e tij për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.
“Po, fatkeqësisht njëri nga të lënduarit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë”, tha ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Sinjalit se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet për veprën penale “Vrasje”, ndërsa tjetri dyshohet se ka kryer veprën “Lëndim trupor”.
Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika, të cilat dyshohen se janë përdorur në këtë rast