LAJME

E trishtë! Vdes në moshën 19-vjeçare nipi i Robert De Niros

Nipi i Robert De Niro, Leonardo De Niro Rodriguez ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur nëna e tij, Drena, njëherësh vajza e Robert De Niro.

“Engjëlli im i bukur i ëmbël. Të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në bark. Ti ke qenë gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ka qenë e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Nuk e di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më bëre të ndieja duke u bërë mamaja jote. Më vjen shumë keq foshnja ime”, shkroi mes dhimbjes Drena në rrjetet sociale.

Akoma nuk janë bërë të ditura rrethanat e humbjes së jetës të të riut.

Drena është fëmija më i madh ndër 7 fëmijët e De Niros, nëna e së cilës është gruaja e parë e aktorit, Daihnne Abbott. Në Maj, aktori i Goodfellas konfirmoi se e dashura e tij Tiffany Chen, lindi fëmijën e tij të shtatë, një vajzë të vogël që ata e quajtën Gia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

23 minuta ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

10 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

18 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

18 orë ago