Nipi i Robert De Niro, Leonardo De Niro Rodriguez ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur nëna e tij, Drena, njëherësh vajza e Robert De Niro.
“Engjëlli im i bukur i ëmbël. Të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në bark. Ti ke qenë gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ka qenë e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Nuk e di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më bëre të ndieja duke u bërë mamaja jote. Më vjen shumë keq foshnja ime”, shkroi mes dhimbjes Drena në rrjetet sociale.
Akoma nuk janë bërë të ditura rrethanat e humbjes së jetës të të riut.
Drena është fëmija më i madh ndër 7 fëmijët e De Niros, nëna e së cilës është gruaja e parë e aktorit, Daihnne Abbott. Në Maj, aktori i Goodfellas konfirmoi se e dashura e tij Tiffany Chen, lindi fëmijën e tij të shtatë, një vajzë të vogël që ata e quajtën Gia.
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…