Nga Enver Bytyçi
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakovic, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rreth situatës në Kosovë ka emërtuar si “kasapë të Ballkanit” dy emrat e njohur të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thacin dhe Kadri Veselin. Ky qëndrim i shefit të diplomacisë serbe në fakt ishte një akt mbrojtjeje që Serbia e Aleksandër Vuciq ia bën kasapit të Ballkanit, Sllobodan Miloshevic. Sepse me këtë deklaratë, Selakovic përpiqet të realizojë dy objektiva: Të rehabilitojë Hitlerin e Ballkanit, pra Sllobon e Sandrit, dhe të rëndojë pozitën e Kosovës, duke i quajtur Hashim Thacin dhe Kadri Veselin si “kriminelët më të mëdhenj të Ballkanit”! Madje ai merr në mbrojtje me këtë deklaratë edhe Radko Mlladic dhe Radovan Karaxhic.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ishte konkrete dhe e prerë në përcaktimin që i bëri sjelljes së Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, kur i përmendi rastin Panda dhe sidomos ngjarjen e fundit me Dick Marty! Këta dy shembuj qenë goditje me nokaut për kolegun e saj serb. Dhe zonjën Gervalla nuk e bën të nderuar e respektuar goditja që dha në këtë samit. Atë e bën të tillë mbrojtja dhe zbulimi i të vërtetës para boës.
Selakovic nuk do të donte në asnjë rrethanë të ngriheshin akuza të drejtpërdrejta kundër vendit të tij për inskenime kriminale soi këto. Prandaj dhe u përgjigj me një akuzë të pabazë, por fyese për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës dhe për vetë Kosovën. Ndërkohë ai pohoi një të pavërtetë të madhe. Këtë e dëhsmon fakti se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli janë ende në hetim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Sa kohë që ata nuk janë dënuar, nuk mund të konsiderohen fajtorë. Mundet që të dalin të pafajshëm nga kjo betejë. Por mundet që të dënohen për krime lufte kundër shqiptarëve dhe jo kundër serbëve. Në këto kushte është idiotësi të marrësh pozicion paraprak për të përcaktuar politikisht fajësinë e dikujt.
Ajo që dihet deri tani ka të bëjë me faktin se Serbia i ka akuzuar Thacin e Veselin për “tregti organesh”, për “transplantim organesh të njerëzve”, duke shfrytëzuar një lajm të dhjetë viteve pas luftës të një qendre mjekësore turke në Kosovë. Këto akuza dhe shpifje monstruoze nuk janë pjesë e tematikës së hetimit, sepse vepra të tilla nuk ekzistojnë. Ndërkohë që ekzistojnë fakte e të dhëna se mbi 300 shqiptarëve të masakruar u janë marrë organet e brendshme dhe u janë shitur në Rusi gjatë luftës. Serbia ka masakruar dhe ka ngarkuar në automobilë transporti mbi 3600 kofoma të shqiptarëve për t’i dërguar në rrethinat e Beogradit e brigjet e Danubit dhe Savës.
A ka një përgjigje pse Serbia e Sllobodanit dhe Aleksandrit duhej t’i dërgonin kufomat e shqiptarëve në Beograd?! Në mesin e këtyre njerëzve të masakruar, rreth 300 prej tyre, janë ngarkuar në kamionë transportues të plagosur. Kur këta kanë shkuar në Beograd, trupat e mjekëve të specializuar i kanë marrë ata në sallat e operacionit, ua kanë heq zemrat, mëlcitë, veshkat dhe pjesë tjera nga trupi dhe i kanë shitur ato në Rusi. Kjo tregëti serbe me organet e brendshme të shqiptarëve nuk u hetua kurrë, megjithëse është përmendur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet n ëish-Jugosllavi!
Ndërkaq Beogradi sajoi akuzën e trafikimit të organeve nga ana e Hashim Thacit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Pagoi Dick Marty-in që ta elaborojë këtë akuzë deri në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mundi që të nxitë Rusinë në Këshillin e Sigurimit për të bërë presion për ngritjen e Gjykatës Sepciale të Kosovës. Sot Hashim Thaci e të tjerët ndodhen në Hagë. Por jo për t’u hetuar dhe përgjigjur për akuzën e serbëve për trafikim organesh të serbëve. Për t’u hetuar për krime lufte.
Eshtë e sigurt se ata nuk do të gjykohen për krime kundër serbëve, sepse nuk kanë vrarë asnjë serb. Ata mund të dënohen për krime kundër shqiptarëve, nëse gjenden fajtorë, sepse deri më sot asnjë nuk është përgjigjur për dhjetra krime politike në Kosovë. Nëse prapa këtyre krimeve qëndron ose jo Hashim Thaci, këtë do të duhet ta provojë gjykata. Por në asnjë rast nuk do të ketë akuzë për krimet kundër serbëve. Prandaj dhe një deklaratë e Skënder Hysenit, i cili u shfaq i penduar pse ka votuar Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës është e pavend dhe inkriminuese. Skënder Hysenit i dhemb më shumë sqarimi i vrasjeve politike në Kosovë sesa jeta e Enver Malokut, Xhejmal Mustafës, Shaban Manajt, Ahmet Krasniqit, Snajl Hadarajt etj! Kjo është e trupshme dhe e paprecedentë.
Nëse shqiprarët në Kosovë nuk reaguan për arrestimin e Hashim Thacit, dhe dergimin e tij ne Hagë kjo ndodhi për dy arsye: Së pari se ata besojnë se ai ka gisht në vrasjen e veprimtarëve politikë të Lidhjes Demokratike dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Rugoa. Dhe së dyti, sepse shqiptarët në Kosovë nuk donin të merrnin në mbrojtje një person të korruptuar, icili duke qenë i zënë peng nga Beogradi, donte të realizonte projektet serbe të ndarjes së Kosovës! Por Skënder Hyseni mendon ndryshe! Fatkeqësi që Lidhja Demokratike ka patur njerëz si Skënder Hyseni në drejtimin e saj!