FOTO&VIDEO

“Ta mbysim e pastaj ta djegim”, mesazhet shokuese të Johnny Depp për ish-gruan e tij

Avokatët e Amber Heard, në seancën e radhës, kanë publikuar mesazhet që Johnny Depp i ka dërguar shokut të tij, aktorit britanik Paul Bettany.

Depp ka paditur në gjykatë ish-bashkëshorten e tij për shpifje, pas akuzave të kësaj të fundit për dhunë në familje, duke i kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit në shumën e 50 milionë dollarëve.

Sot, avokati i Heard ka lexuar disa nga mesazhet, që datojnë në vitin 2013. Në njërin prej tyre lexohët: “Le ta djegim Amberin!!! Ta mbysim përpara se ta djegim!!! Do ta përdhunoj kufomën pastaj”.

Johhny Depp pranoi se i ka shkruar mesazhe të tilla.

Johnny Depp tregoi me detaje në sallën e gjyqit sherrin që pati me Amber Heard në mars të vitit 2015, që përfundoi me prerjen e gishtit të aktorit të famshëm.

58-vjeçari, i cili në atë kohë ndodhej në Australi për xhirimin e filmit “Piratët e Karaibeve”, kujton se ish-gruaja e tij ishte e inatosur për faktin sepse kishte takuar avokatët për një marrëveshje pasmartesore.

“Doja ta qetësoja dhe t’i thoja se nuk ia kisha me të hedhur. Nuk u qetësua dhe situata u përshkallëzua në çmenduri, kaos dhe dhunë. Ishte si e pushtuar. Unë doja të largohesha nga konflikti, por ajo vazhdonte duke më ofenduar rëndë. Ishim në një shtëpi të madhe në Australi dhe unë jam kyçur në 9 dhoma gjatë asaj dite, sepse sherri vazhdoi gjatë gjithë ditës. Ajo i binte dyerve me grusht, donte konfrontim fizik.


“Një moment, kur ishte larguar nga dera, unë dola dhe shkova te bari. Mora një shishe vodka dhe piva disa gota, hera e parë që pija alkool pas shumë vitesh. Kur më pa, nisi të më bërtiste pse nisa të pija prapë. Kapi shishen e vodkës dhe ma hodhi. Më kaloi shumë pranë kokës. Unë qëndrova i qetë dhe mbusha një gotë tjetër nga një shishe tjetër. E mori edhe atë shishe dhe ma hodhi mua. Unë u struka pas barit, por shishja më kapi në dorë. Në fillim nuk ndjeva fare dhembje, por si nxehtësi. Kur pashë dorën, maja e gishtit më kishte ikur dhe unë shikoja vetëm kockën. Aty e humba fare dhe mbaj mend që shkruaja me gjakun e gishtit nëpër mure të gjitha gënjeshtrat që ajo më kishte thënë”, tha Depp.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

11 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago