LAJME

“Edhe autorët janë shqiptarë”- Atentati me 6 të vdekur në Greqi, gazetarja: Ka pasur të shtëna dhe nga viktimat

Autoritetet greke kanë nisur kontrollet dhe kërkimet për kapjen e autorëve të ngjarjes makabre të ndodhur ditën e sotme (11 shtator) në periferi të Athinës,  ku kanë mbetur të vrarë 6 persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë se viktimave u është bërë pritë nga një bandë rivale dhe shkak janë bërë larjet e hesapeve.

Ndërkohë, gazetarja Ira Londo në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, ndau detaje të reja rreth ngjarës së rëndë, duke bërë me dije se targat e mjetit ku u gjetën 6 viktimat janë false, ndërsa theksoi se dhe autorët dyshohet se janë shqiptarë.

Londo raportoi se autoritetet greke kanë dhënë urdhër që në të gjitha pikat kufitare të ketë kontroll të vazhdueshëm për autorët e krimit.

“Ka pasur shkëmbim zjarri në Lucë. Nga ky shkëmbim zjarri kanë mbetur të vdekur 6 persona, njëri prej tyre dyshohet të jetë shoferi. Sipas autoriteteve greke, janë gjetur 25 plumba. Targat gjermane janë false. Autorët dyshohen të jenë shqiptarë, sipas të dhënave të dëshmitarëve rezultonin, si dhe nga dokumentet e gjetura. Autoritetet greke kanë dhënë urdhër në të gjitha pikat kufitare të ketë kontroll  të vazhdueshëm për autorët e krimit. Hetimet janë në vijim. Këto janë informacione paraprake, pasi ngjarja ka ndodhur 2 orë më parë. Nuk ka qenë thjesht një ekzekutim, pasi ka pasur të shtëna dhe nga viktimat”, tha Londo për News24.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago