LAJME

Edhe në Rusi grafite nacionaliste ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’

Kanë vazhduar grafite me përmbajtje nacionaliste kundër Kosovës.

Në Twitter, është shpërndarë një video teksa shihen disa rusë duke shkruar nëpër mure tek një stacion treni, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Ata shihen të maskuar dhe me bluza të zeza, teksa e kanë të shkruar në shpinë, strofën e një kënge të Bob Marleyt.

Veprimi i tyre vie vetëm dy ditë pasi në Serbi janë shfaqur grafite me mesazhe të njëjta “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Po ashtu mesazh i njëjtë ishte edhe në pankartat që mbajtën tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda”, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian “Fiorentina” më 26 korrik në Beograd.

E pas këtyre parullave kanë ardhur edhe reagime nga krerët e shtetit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ‘Crvena Zvezda’ bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq reagim pati edhe nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Mandl ka shkruar në Twitter, gjersa ka etiketuar edhe shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, duke i pyetur nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, tha Mandl.

Deri me tani Bashkimi Evropian nuk ka reaguar për këto veprime tendencioze.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

4 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

12 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

12 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

12 orë ago