Duket se “Shën Sofia” nuk do të jetë e vetmja kishë e trashëguar nga Perandoria Bizantine, e cila u kthye sërish në xhami pasi ishte muze.
DW raporton se të njëjtin fat do të ketë edhe një tjetër kishë, e cila nga 1945 deri më tani ka qenë muze, por nga sot i ka ndryshuar statusi duke u kthyer në xhami.
Bëhet fjalë për Manastirin e Chora-s në Stamboll, i cili nga sot, pas publikimit të vendimit të gjykatës në Fletoren Zyrtare do të mund të përdoret edhe për faljen myslimane.
Vendimi i Turqisë për ta kthyer këtë manastir në xhami ka gjetur mbulim të gjerë në mediat greke, pasi Greqia shihet si trashëgimtarja e drejtpërdrejt e Perandorisë Bizantine. Mediat greke raportojnë se vendimi për ta kthyer atë në xhami u mor një vit më parë, por kjo nuk ndodhi deri sot, kur u bë publike në Fletoren Zyrtare.