Ndërsa e gjithë bota është në panik nga koronavirusi, çka jo pak kompani kanë marrë vendime që punëtorët e tyre për një kohë të mos dalin në zyrë për të punuar në Kosovë ndodh krejt e kundërta.
Disa nga marketet në vend përveç që po e shfrytëzojnë situatën aktuale, pra panikën e qytetarëve, çka po i rritin çmimet ato po marrin vendime në dëm të punëtorëve të tyre.
Pas rrjetit të marketeve, “Interex”, që anuloi pushimin javor dhe rriti orarin e punës, një gjë të tillë e ka bërë edhe rrjeti tjetër i marketeve, Viva Fresh Store në qytetin e Prizrenit.
Se i është hequr pushimi javor punëtorëve të paktën deri ditën e diel e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe një nga punëtorët e këtij marketi.
Reporteri.net ka siguruar vendimin e kësaj kompanie që ka dhënë për marketin e saj në qytetin e Prizrenit, në të cilin shkruan: “Njoftohet i gjithë stafi i VFS 7 Prizren se deri të dielën anulohen pushimet javore”.