Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Ajo ka thënë se “duke u marrë me gjërat e vogla, i humbin gjërat e mëdha”, duke aluduar për daljen e LDK-së nga Qeveria e Albin Kurtit.
Por, Tahiri ka paralajmëruar ata që duan të luajnë me territorin e Kosovës për kufijtë me Serbinë, duke thënë se “është mirë ta harrojnë këtë lojë”.
Sipas saj, kjo nuk do të lejohet nga themeluesit e shtetit.
Ish-kryenegociatorja ka thënë se e “kanë gabim, ata që duan të shfrytëzojnë këtë kohë pa kohë për shkak të Koronavirusit”.
“Nëse ka të tillë që mendojnë se mund të luajnë lojëra të rrezikshme për kufijtë me Serbinë, mirë është ta harrojnë, sepse populli dhe ne themeluesit e këtij shteti nuk do ta lejojmë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë. Nëse kanë llogaritur ta shfrytëzojnë këtë kohë pa kohë të krijuar nga koronavirusi e kanë gabim!”, ka shkruar Edita Tahiri në një postim në Facebook.