Efekti i sanksioneve, një Niva ruse pa ABS, pa airbag e pa shumë pajisje të tjera

Sanksionet perëndimore kanë goditur rëndë industrinë e Rusisë, sidomos atë të automjeteve.

Kompania ruse Lada, ka njoftuar këtë javë se ka nisur prodhimin e modelit Niva, por do të detyrohet ta nxjerr në treg pa shumë pajisje të rëndësishme. Dhe e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur në kushte normale, por Rusia është detyruar të zbusë ligjin për sigurinë në rrugë, në mënyrë që të lejojë Ladën të nxjerr një model pa frena ABS, që zakonisht është furnizuar nga Boschi i Gjermanisë), pa teste të përplasjes frontale, meqë nuk ka airbag dhe pa përmbushur standardin Euro 5.

Modeli “i zhveshur” nga pajisjet, është quajtur Niva Classic ’22.

Automjeti po ashtu nuk do të ketë altoparlantët që kishte deri më tash, por vetëm dy të thjeshtë.

Ndoshta Niva është kthyer, por u ngjan modeleve të viteve ’80, kur kishte nisur të pushtonte shumë tregje në vende të ndryshme.