North Korean leader Kim Jong Un is facing the toughest domestic crisis of his nearly decadelong reign. PHOTO: STR/AGENCE FRANCE-PRESSE/GETTY IMAGES
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi se nuk do të kërkojë më pajtim dhe ribashkim me Korenë e Jugut.
“Unë besoj se është një gabim që nuk duhet të bëjmë më, të konsiderojmë njerëzit që na shohin si ‘armikun kryesor’, si dikë me të cilin duhet të kërkojmë pajtim dhe bashkim,” tha Kim.
Ai lëshoi kërcënime të reja për një sulm bërthamor kundër fqinjit jugor, duke urdhëruar që të forcohet arsenali ushtarak i Phenianit për të qenë gati për një luftë që mund të shpërthejë në çdo moment në Gadishullin Korean.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut foli dhe për një situatë krize të pakontrollueshme në gadishull, duke akuzuar Seulin dhe Uashingtonin si shkaktarët kryesorë të saj.
Tre ditë më parë, lideri koreano-verior i kërkoi partisë së tij të përshpejtonte përgatitjet e luftës, duke përfshirë programin bërthamor të vendit. Lajmi erdhi vetëm një javë pas paralajmërimit të tij se Pheniani nuk do të hezitonte të niste një sulm nëse provokohet me armë bërthamore.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…