LAJME

Operatorët serbë depërtojnë në Podujevë, klientët pranojnë mesazhe: “Mirësevini në Serbi”

Mesazhe nga operatorët serbë janë duke pranuar qytetarët e Podujevës. Operatorët vendorë janë të vetëdijshëm për depërtim të valëve të operatorëve serbë, por thonë se nuk janë kompetentë për të rregulluar këtë çështje. Në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike thonë se pos Marrëveshjes për Telekomunikacionin, duhet edhe një teknikë mes Kosovës e Serbisë për koordinim të frekuencave ndërkufitare. E në Qeveri njoftuan se çështjen e kanë adresuar në Bruksel

Në qytetin e Podujevës, banorët ka disa javë që po pranojnë mesazhe për qasje në rrjetin e operatorëve serbë “Yettel” dhe “A1 SRB”.

Në mesazhet që pranojnë përmes operatorëve VALA e IPKO, lokacionit ku ndodhen i referohen si territor i Serbisë.

“Në rast të ndonjë urgjence gjatë qëndrimit tuaj në Serbi, kontakto në numrin 112”, thuhet në mesazhe.

Ky interferim në rrjetin e telekomunikimit, është vlerësuar në kundërshtim me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të vitit 2015.

Depërtimin e valëve nga operatorët serbë e kanë konfirmuar operatorët vendorë.

“Ka kohë që jemi të informuar se ka raste kur klientët tanë kyçen në valët e operatorëve serbë. Lidhur me këtë ne e kemi njoftuar me kohë ARKEP-in. MNO-të nuk kanë as autoritet e as mekanizma për ta parandaluar këtë. Përndryshe në Qendrën e Thirrjeve nuk kemi pasur ankesa të tilla specifike, ndoshta sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për mundësinë e përzgjedhjes manuale të operatorit dhe një gjë të tillë duket se e kanë bërë sapo e kanë vërejtur se po kyçen në një rrjet të pa autorizuar”, ka thënë Fadil Lepaja, ushtrues detyre i drejtorit për relacione me publikun, në Vala.

E në IPKO thanë se është përgjegjësi e rregullatorëve që të ndërhyjnë dhe të minimizojnë interferencat e valëve. Kanë këshilluar klientët të mos e lënë kërkimin e rrjetit në opsionin automatik.

“Faktorët të cilët mund të ndikojnë që një konsumator të pranojë mesazhe të tilla janë të ndryshëm dhe varen nga: pajisja terminale/telefoni i konsumatorit, dhe në rast se nuk ka sinjal, edhe pse në këtë rast mund të konfirmohet që IPKO ka mbulim shumë të mirë në Podujevë. Po ashtu konsumatorët gjatë gjithë kohës këshillohen nga IPKO qe tek opsioni i qasjes në rrjet, sidomos në zonat në afërsi kufitare, të selektojnë qasjen manuale dhe jo automatike”, thuhet në përgjigjen e IPKO-s.

Në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë thënë se Marrëveshja e Telekomunikacionit ka përcaktuar se duhet të arrihet edhe një teknike për koordinimin e frekuencave ndërkufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

““Moskoordinimi i frekuencave ndërkufitare në mes dy vendeve është duke krijuar vështirësi, përfshirë në raste të caktuara kyçjet në roaming – ku me automatizëm konsumatorët pranojnë SMS, dhe kjo ndodh për shkak të depërtimit të vazhdueshëm të valëve në territorin e Republikës së Kosovës nga operatorët mobilë, të cilët veprojnë në Serbi”, kanë thënë nga ARKEP-i.

Kjo shkelje, thonë në Qeveri, është adresuar edhe në Bashkimin Evropian.

“Zëvendëskryeministri Bislimi ka dërguar një letër drejt emisarit Lajçak, ku ka dëshmuar shkeljet dhe interferencat e operatorëve telefonik serbë në territorin e Republikës së Kosovës, kundrejt çdo standardi evropian dhe instrumenti matës të sinjalit të operatorëve. Në këtë drejtim, presim përgjigje e reagim nga Bashkimi Evropian, në adresimin e kësaj çështjeje, e cila po dëmton qytetarët tanë dhe shkel edhe marrëveshjen e telekomunikacionit të vitit 2013”, ka deklaruar Klisman Kadiu, këshilltar politik në zyrën e zëvendëskryeministrit të parë.

Për interferime në rrjetin e telekomunikacionit nga operatorët serbë, është raportuar edhe më herët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago