Gjatë ditës është raportuar për një grup çeçenesh me në krye prijësin e tyre, Ramazan Kadirov, janë futur në Ukrainë, por me gjasë nuk i ka zgjatur shumë qëndrimi i tyre në Ukrainë, pasi që është raportuar se janë zënë në pritë nga ukrainasit, transmeton Gazeta Metro.
Një ekip zbulimi çeçen është zënë në pritë nga ukrainasit sot, raportojnë mediat ukrainase.
Çeçenët e Kadirov kanë hyrë në betejë prej të parëve në Ukrainë, por e pësuan keq bashkë me parashutistët rusë pas rezistencës së rreptë të ukrainasve që i dërrmuan avangardën ushtarake ruse.
Mercenarët e presidentit rus dështuan keq, derisa një video që po qarkullon në Youtube tregon ata duke glorifikuar veten e tyre para se të nisen drejt fshatrave të Ukrainës./gazetametro.net