KRYESORE

Ekspertët për propozimin gjermano-francez: Në të mirë të Kosovës

Megjithëse detaje të pakta janë bërë publike deri më tani, njohësit e çështjeve të Ballkanit e marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerësojnë se Kosova do të përfitonte nga propozimi gjermano-francez. Derisa në Kosovë e BE nuk kanë pranuar të shpalosin informata rreth propozimit, ambasadori amerikan në Serbi ka deklaruar se ai e gëzon mbështetjen e SHBA-së

Konkretizimi i përfshirjes në dialog të Gjermanisë e Francës, nëpërmjet një propozimi, është duke u konsideruar si lëvizje pozitive për Kosovën.

Propozimi gjermano-francez, për të cilin janë shpalosur pak informacione, sipas ekspertit të çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, është i mirëpritur.

Bieber thotë se kjo nismë i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e lënë në sfond njohjen e saj nga Serbia.

“Mendoj se një nismë që synon t’i japë dinamikë të re procesit është më shumë se e mirëseardhur. Nuk i dimë detajet e plota, por ideja e shtyrjes së njohjes së Kosovës nga Serbia, duke u munduar në të njëjtën kohë që rrugë t’i hapet anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kemi parë lëvizje në këtë drejtim, sidomos kur është në pyetje Këshilli i Evropës, pra e tëra kjo flet për një veprim frytdhënës”, ka thënë Bieber.

Në anën tjetër, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyqi, është i mendimit se propozimi do të ndikojë që dialogun ta orientojë kah faza përfundimtare.

“Nuk mendoj se kemi të bëjmë me diçka konkrete me një zgjidhje konkrete që mund të pranohet ose refuzohet. Kemi të bëjmë më shumë me një grup të ideve, ndoshta edhe të padefinuara mirë, por që shërbejnë edhe për fazën e ardhshme të dialogut dhe meqenëse Kosova ka interes që të përmbyllet sa më shpejt dialogu dhe e ka treguar këtë gatishmëri, besoj se nuk do ta kundërshtojë këtë orientim të ri të dialogut”, ka deklaruar Bytyqi.

Për propozimin dhe përmbajtjen e tij kanë hezituar të japin detaje institucionet në Kosovë e ato në Bashkimin Evropian.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja e përkrah propozimin franko-gjerman.

Pa dhënë detaje shtesë, Hilli deklaroi se ai është duke u shqyrtuar nga Kosova dhe Serbia.

Ekzistimi i këtij propozimi është bërë publik nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, propozimi i bërë nga Gjermania e Franca parasheh që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, pa e njohur pavarësinë e saj, derisa do të shpërblehej me përshpejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

40 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago