Franz Allerberger, udhëheqësi i Departamentit për Mjekësi Humane brenda Agjencisë austriake për Siguri të Ushqimit (AGES) vlerëson se shkalla e të infektuarve me koronavirus në shtetet si Kosova dhe Bullgaria shkon në rreth 50 për qind.
Ai nuk u beson shifrave zyrtare të shteteve të Ballkanit, pasi që shifrat reale janë “rreth dhjetëfish më të larta”, ka thënë për të përjavshmen austriake, “Profil”.
Sipas analizave të AGES-it, numri i të infektuarve në Austri lidhet në masë të konsiderueshme me ata që vijnë nga shtetet e Ballkanit ose Turqia, raportojnë mediat austriake.
Rreth kësaj, Allerberger i ka thënë të hënës agjencisë austriake të lajmeve APA se “popullsia lokale e Ëuhanit apo Ischglit e kishte pasur këtë shkallë të infektimit (43 për qind, sipas testeve serologjike në Ischgl)”.
Sipas shifrave të “Complexity Science Hub” (CSH) në Vjenë, Bullgaria deri më tani ka regjistruar rreth 10.400 të infektuar, Rumania 45.000, Serbia 23.700, Mali i Zi 2.800, Shqipëria 4.800, Maqedonia e Veriut 10.000, Bosnja 10.000 dhe Kosova 7.100.
Shkaku i sezonit të pushimeve, Qeveria në Austri ka lëshuar paralajmërime për shtetet e Ballkanit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…