POLITIKE

Eksperti suedez: Karantimi ishte i kotë, thjesht vonoi të pashmangshmen

Johan Giesecke, një nga ekspertët më të mirë të virologjisë në Suedi i ka dalë në mbrojte strategjisë së së vendit të tij që zgjodhi të mos izolohej si gjithë të tjerët për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas tij karantina thjesht vonon të pashmangshmen, sepse të gjithë ka të ngjarë të ekspozohen ndaj virusit përpara se të gjendet një trajtim, që do të thotë se të gjitha vendet do të përfundojnë në një pozicion të ngjashëm, pavarësisht se çfarë masash morën.

Giesecke parashikon që numri i rasteve dhe vdekjeve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë, të cilat ndryshe nga Suedia hynë në izolim të plotë, do të rritet në përputhje me ato të vendit të tij pasi të lehtësohen ndjeshëm kufizimet javët e ardhshme.

Ndërkohë, Zelanda e Re, e cila ka arritur të frenojë fort virusin me bllokimin e saj, tani është në rrezik të importojë raste nga jashtë, thotë ai.

“Mënyra e vetme për të zbutur atë rrezik, do të ishte të karantinohen të gjithë ardhjet e reja për 14 ditë, me masën që mbetet në vend për aq kohë sa duhet për të gjetur një vaksinë. Kjo mund të zgjasë një dekadë ose më shumë”, i tha ai gazetës suedeze DN, me efektivitetin e vaksinave ende të paprovuar.

Sipas tij, në paqartësi të tilla është më mirë të lihet virusi të vazhdojë infektimet, me kusht që infeksionet të shtypen mjaftueshëm për të ndaluar që spitalet të mbingarkohen. Giesecke foli ndërkohë që eksperti kryevirolog aktual në Suedi, Anders Tegnell, u kritikua pasi refuzoi të rekomandojë masa bllokuese.

Giesecke, duke shkruar në “The Lancet”, parashikoi se të gjithë do të jenë të ekspozuar ndaj virusit dhe pjesa më e madhe e njerëzve do të infektohen.

“Masat e bllokimit mund të vonojnë rastet e rënda për njëfarë kohe, por sapo të lehtësohen kufizimet, rastet do të rishfaqen. Unë parashikoj se kur të numërojmë numrin e vdekjeve në çdo vend pas një viti, shifrat e vdekjeve nga COVID-19 do të jenë të ngjashme, pavarësisht masave që u morën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

3 ditë ago