FOTO&VIDEO

Ekspertiza për dosjen “Kacifas”/ Ekspertët shqiptarë: Nuk e vrau RENEA, plagët me puthitje

Çështja e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas i vdekur në vitin 2018 ka futur në konflikt prokurorinë me gjykatën e Gjirokastrës në lidhje me mbylljen e hetimit si vetëvrasje. Megjithatë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar ekzekutimin e ekstremistit nga RENEA.

Ekspertët mjeko-ligjorë Shqiptarë, nuk kanë asnjë dyshim se ekstremisti Grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat ka vrarë veten. Pavarësisht se vetëm pak orë pas vdekjes së Kacifas, Policia e Shtetit, doli me një deklaratë duke marrë përsipër autorësinë e vrasjes së minoritarit grek, ekspertiza mjeko-ligjore, rrëzon totalisht versionin zyrtar të autoriteve Shqiptare. “Ora Neës”, ka siguruar ekspertizën me Nr.597/1 për këtë çështje, ka ku ka dalë përfundimi se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.

Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa.

Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremisti i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij. E vetmja pikëpyetje që mbetet pa përgjigje deri në këtë fazë ku ndodhet dosja, është fakti se ekspertët Shqiptarë nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nga ana shkencore, llojin e plumbit dhe armën që ka shkaktuar vdekjen e Kacifasit.

Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup,janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin. Eksperti, duke parë karakteristikat e plagëve, shprehu mendimin se:”…plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta. Ndërsa referuar të dhënave të shpërndarjes së gjakut në trupin e kufomës, eksperti mendon se kufoma ka qënë në pozicionin vertikal në momentin e qitjes së armës. Në dosje ndodhet edhe një ekspertim teknik-teorik, i datës 21 shkurt 2019 ku thuhet se:”… nisur nga tërësia e karakteristikave të plagëve dhe të dhënave të tjera, nuk mund të përcaktohet me saktësi kalibri dhe modeli i armës që ka shkaktuar secilën plagë.

Por për plagën D2 (qitja me gjysëm puqitje), duke i marrë në tërësi dëmtimet, mund të përcaktohet se plaga është shkaktuar nga kalimi i predhës së kalibrit të mesëm, ku bëjnë pjesë edhe predhat e municionit model 56. kalibër 7.62 mm, që përdoret nga automatikët model 56, kalibër 7.62 mm.

Distanca e qitjes në rastin konkret, është me puçitje. Që do të thotë se tyta e armës, ka qenë e mbështetur në trup dhe arma e zjarrit automatike, ka qenë me qitje me breshëri.

Kjo ekspertizë tashmë ka futur në përplasje juridike gjykatën dhe prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa ka sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të autoriteteve greke dhe familjarëve të viktimës, të cilët kërkojnë të monitorojnë çështjen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago