Ekzekutimi i një dite më parë i Gjin Ndojit (Boriçi) ka sjellë në Shkodër specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vrasja e 27-vjeçarit mëngjesin e djeshëm mendohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pasi Ndoj dyshohet se ka qenë autor i disa vrasjeve më parë në qytetin e Shkodrës, teksa ka qenë edhe i dënuar.
Ky është fokusi kryesor i hetimeve, duke mos përjashtuar edhe një pistë tjetër, duke qenë se familja e tij kishte probleme me gjakmarrjen.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se specialistët e ardhur nga Tirana kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në aksin Shkodër- Lezhë për të parë lëvizjet e mjetit të viktimës, të marrë me qira pak ditë para se të vritej, por edhe të automjetit të autorëve i cili u gjet i djegur rreth 1 km nga vendi i ngjarjes. Makina e djegur tip “Benz” AA 346 LC figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip “Fiat Punto” në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…