POLITIKE

Ekzekutimi i Hekuran Billës, vrasësit u kryqëzuan me mjetin e viktimës, u siguruan për eliminimin

Hekuran Billa u qëllua për vdekje mbrëmjen e së enjtes në afërsi të Komunës së Parisit. Ai ishte në lëvizje, me makinën e tij tip BMW X6 kur u qëllua në lëvizje. Viktima me origjinë nga Kukësi, mori plagë në kokë dhe në trup nga breshëria e automatikut.

Sipas rindërtimit të vendngjarjes nga ana e policisë ai nuk u ndoq, por makina e atentatorëve u kryqëzua me automjetin e tij i cili po qëndronte i parkuar në hyrje të një qendre tregtare.

Sipas Policisë, Billa jetonte në fshatin Domje, ndërsa pas marrjes në pyetje të familjarëve ai kishte ardhur për të takuar disa miq të tij në zonën e Komunës së Parisit. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, dhe rreth 30 minuta më pas, Policia gjeti në fshatin Pezë dhe makinën e autorëve.

Motivet e ekzekutimit janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës angleze u njoh nga drejtësia shqiptare, dhe për pasojë, 40-vjeçari u ekstradua drejt Shqipërisë, në vitin 2014 për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Në Shqipëri Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Fillimisht ai u refuzua, por pas kërkesës së bërë në vitin 2017 Gjykata shqiptare ia konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprat penale që akuzohej. Pasi mori këtë vendim 1 vit më pas Billa bëri sërish një kërkesë në Gjykatë për t’u liruar me kusht që e arriti ta marrë në vitin 2018.

Sipas kërkimeve në faqet zyrtare të QKR-së, 40-vjeçari rezulton të ketë aktiv dhe një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira. Deri më tani, Policia nuk ka asnjë të dhënë për vrasësit ndërsa dyshohet se automjeti është i vjedhur, ndërsa arma e krimit nuk ka gjurmë pas djegies.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago