Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dr. Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, në Ditën e Paqes kanë vendosur lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”.
Në një fjalë rasti, kryeparlamentarja Osmani, duke rekapituluar historinë e kësaj dite ka thënë se në Kosovë s’kishte përballje mes dy shtetesh, por kishte konfrontim mes dy botërash.
“Vlerat tona të lirisë dhe tolerancës po përballeshin me barbarizmin. Këtu vetë ekzistenca e civilizimit tonë po mbahej në teh”, ka thënë zonja Osmani. Sipas saj, Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese ndaj aleatëve që i erdhën në ndihmë në luftë.
“Vetëm kur i shihni gjërat në dritë të atyre vuajtjeve dhe të asaj situate të pashpresë, mund të filloni ta kuptoni se sa shumë jemi falënderues ndaj jush për ndihmën tuaj. Ajo çfarë ndodhi në Kosovë ishte një betejë për shpirtin e civilizimit tonë. Duke na ardhur në ndihmë – duke shpëtuar njerëz të pafajshëm të cilët gjendeshin në kthetrat e një regjimi barbar – ju na shpëtuat ne dhe shpëtuat civilizimin tonë”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.
Në Ditën e Çlirimit nderohen ushtarët e KFOR-it dhe Rugova
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it.
Më pas kryeparlamentarja Osmani e shoqëruar nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, kanë bërë homazhe edhe te shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…