Ekzekutohet një tjetër shqiptar në Belgjikë, krahu i djathtë i Çapjave

Bledar Muça është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Belgjikë. Ai njihet si mik i ngushtë i Florenc Çapjas në Elbasan.

Ndërkohë që lajmi po qarkullon në media, burimet për Report Tv ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë që në mediat belge raportohet për ezkkeutimin para banësës së tij trë një 39 vjeçari, por që nuk konfirmohet që është me origjinë shqiptare.

Vrasja e 39-vjeçar, që dyshohet se është Bledar Muça, është ekzekutuar me armë zjarri në provincën Antwerp të Belgjikës, ndërsa sipas autoriteteve ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë për larje hesapesh. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të së shtunës, ku autorët e armatosur e kanë pritur në rrugë 39-vjeçarin përpara pallatit ku jetonte dhe më pas kanë shtënë ndaj tij. Ai është qëlluar brenda makinë së tij, ndërsa dy autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pak kohë më parë Muça dhe Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan.

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.

në perditesim…