Ministria e Brendshme e Gjermanisë i ka dhuruar policisë shqiptare 7 automjete të markës që kapin shifrën 327 mijë euro.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë, me automjete të reja dhe cilësore, përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore dhe kushtet e punës.
Këto automjete të loguara dhe të pajisura me sinjalistikë policie, do të jenë në përdorim nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.
“Presidiumi i Policisë Federale, i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 7 automjete të markës Mercedes Benz Sprinter që kapin shifrën 327.000 euro dhe sot jemi këtu në këtë ceremoni të thjeshtë, por kuptimplotë, për të marrë në dorëzim nëpërmjet Ambasadorit, Shkëlqesisë së Tij zotit Zingraf, këto automjete të kalueshmërisë së lartë, të loguara dhe të pajisura me sinjalistikë policie, të cilat do të jenë në përdorim nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë. Kjo parti mjetesh i shtohet mjeteve dhe donacioneve të tjera të dhuruara nga strukturat e Ministrisë së Brendshme Federale gjermane ndër vite.”
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…