FOTO&VIDEO

Eliza Dushku dhe Shoqata e Studentëve në Harvard mbledhin mbi 9 mijë dollarë për Shqipërinë

Shoqata e Studentëve në Harvard në një ngjarje bamirësie bashkë me Eliza Dushkun kanë mbledhur mbi 9 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Kjo shoqatë për të mbledhur fondet ka organizuar shfaqjen “Dear Albania” e cila u bashkë-sponsorizua nga Eliza Dushku dhe vëllai i saj, Nate Dushku, njofton Klan Kosova.

Njerëzit u mblodhën në Universitetin e Harvardit për një natë bamirësie. Pas shfaqjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë mbi dokumentarin me Elizën dhe Naten dhe të mësojnë për udhëtimin e tyre në Shqipëri.

“Në total, organizata ka mbledhur $9174. Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një faqe GoFundMe. Në shfaqje, përveç dhurimeve, Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë. Peter Palandjian është i diplomuar në universitetin Harvard dhe është drejtor i Intercontinental Real Estate Corporation”, thotë shoqata.

“Të gjitha donacionet do të shkojnë për familjet dhe organizatat e prekura në Shqipëri. Ne po zhvillojmë diskutime me organizatat jo fitimprurëse të ndryshme dhe fonde qeveritare. Ne do t’i dërgojmë donacionet së shpejti dhe do t’ju njoftojmë”.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, e themeluar në vitin 2017 nga Deni Hoxha, është një organizatë që bashkon studentë me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare. Organizata ngre ndërgjegjësimin për kushtet sociale, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në të gjithë botën përmes: diskutimeve në komunitet, ngjarjeve kulturore, forumeve dhe më tej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago