LAJME

Elon Musk paditet për “skemën piramidale” Dogecoin

Elon Musk u padit për 258 miliardë dollarë nga një investitor i monedhës digjitale Dogecoin, i cili e akuzoi atë për drejtimin e një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën.

Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX për shantazh në reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, me qëllim që më vonë të lënë çmimin të bjerë.

“Të paditurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë, por serish e promovuan për të përfituar nga tregtimi i tij”, thuhej në ankesë.

“Musk përdori piedestalin e tij si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar Skemën Piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim”.

Ankesa gjithashtu grumbullon komente nga Warren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës.

Johnson po kërkon dëmshpërblim me vlerë trefishi i rënies prej 86 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të Dogecoin që nga maji 2021.

Ai gjithashtu dëshiron të bllokojë Musk dhe kompanitë e tij nga promovimi i Dogecoin dhe një gjykatës të deklarojë se tregtimi i Dogecoin, bazuar ligjit federal dhe të Nju Jorkut, të konsiderohet si kumar.

Dogecoin tregtohej me rreth 5.8 cent të enjten, një diferencë e madhe nga kulmi i majit 2021 prej rreth 74 cent.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago