“Alienët kanë ndërtuar piramidat”. Kështu ka shkruar në një publikim në tuiter Elon Musk, drejtuesi i “Space X”, por pasi kjo fjali ka ngjallur reagime, ai e ka fshirë publikimin. Megjithate postimi nuk i ka shpëtuar arkeologut të famshëm egjiptian Zari Hawass, i cili i është përgjigjur: “Është një aluçinacion total”. Vetë Musk e fshin postimin, por, ndërkohë më shumë se gjysmë milionë përdorues i kanë dhënë like dhe 80 mijë të tjerë rituit.
Menjëherë shpërthen një polemikë, ku ka reaguar edhe Rania A. Al Meshat, ministre për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Egjipt. “E ndjek punën e tij me shumë admirim. E ftoj atë dhe Space X të ekzaminojnë shkrimet që shpjegojnë se si janë ndërtuar piramidat dhe të vizitojë këtu tek ne varret e vetë konstruktorëve. Të presim zoti Musk”, ka shkruar ajo.
Elon Musk drejton kompanine “Space X”, qëllimi i të cilit është të sigurojë udhëtime në hapësirë jo vetëm për astronautët, por edhe për njerëzit e zakonshëm, ndërsa flet edhe për “kolonizimin” e planetit Mars. Elon Musk theu monopolin e shtetit amerikan në udhëtimet hapësinore, ndërsa po punon që raketat e lëshuara të mos shkatërrohen, por të përdoren sërish.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…