Elon Musk është takuar me Papa Françeskun. Takimi i papritur është zhvilluar një ditë më parë në selinë e Atit të Shenjtë. “I nderuar të takoj Papën dje”, shkroi Musk në Twitter të premten në mbrëmje.
Shefi i Tesla ishte i shoqëruar nga katër nga shtatë fëmijët e tij. Fëmija i tij i pestë, i njohur më parë si Xavier, njoftoi muajin e kaluar se tani është një vajzë transgjinore e quajtur Vivian Jenna Wilson dhe se nuk dëshiron të ketë më kontakte më me babanë miliarder.
Musk pranoi gjithashtu se veshja zezë që ai kishte veshur nuk i përshtatej rastit, duke iu përgjigjur një përdoruesi të Twitter-it: “Kostumi im është tragjik”.
Musk ka thënë se është ateist, kështu që është e paqartë pse vendosi të takonte Papën dhe çfarë diskutuan të dy.
Me të gjatë udhëtimit ishin Griffin, 18 vjeç, i cili është vëllai binjak i Vivian-it, si dhe trenjakët e tij 16-vjeçarë: Damian, Kai dhe Saxon.
Musk ishte i martuar me nënën e tyre, autoren kanadeze Justine Wilson, nga viti 2000 deri në vitin 2008.
Assange Lodges Appeal Against Extradition As Supporters Protest in London
Keep Watching
Djali i tyre i parë, Nevada, lindi në vitin 2002 dhe vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) në 10 javë. Musk dhe Ëilson kanë pesë fëmijë: djem binjakë, Xavier dhe Griffin, 18, dhe djem trenjakë: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…