Parku memorial “Ibrahim Rugova” në Istog, ka filluar të shembet ende pa u ndërtuar.
Mediat lokale në Istog tregojnë pamjet se si pllakat e jashtme të memorialit kanë filluar të shemben në kohën kur ky ndërtim ka filluar te futet në fazën përfundimtare.
Mbi 1 milion euro janë shpenzuar deri më tani për këtë projekt që po duket se është i dështuar, shkruan Indeksonline.
Pikërisht për këtë projekt, kryetari i Istogut, Haki Rugova ishte gjetur në konflikt interesi.
Rugova i kishte dhënë punë në këtë projekt vëllaut të tij me kompaninë “Macon”.
Madje, projektin ideor të memorialit e ka bërë dhënrri i Haki Rugovës, Esat Bytyqi.