Enrique Iglesias ka fituar zemrat e publikut shqiptar.
Këngëtari i mirënjohur u ngjit në skenën e PAOK-ut në shtetin grek, por kjo nuk e pengoi për të valvitur flamurin shqiptar. Në fotografitë e shpërndara në “Instastory” nga gazetarja, Fjodora Fjora, shfaqet Inglesias me flamurin kuqezi në dorë.
Mes turmës së mbledhur për të ndjekur këngëtarin spanjoll, siç duket ka pasur edhe shumë shqiptarë. Të shtyrë për të festuar ardhjen e tij, në skenë është hedhur një flamur me shqiponjën dykrenare. Veprim që e ka tunduar 44-vjeçarin, i cili e ka marrë flamurin duke e valvitur në skenë për disa çaste.