POLITIKE

Enver Hasani: Albin Kurti është shembulli i politikanit si qeveriset me duar të pastra

Profesori Universitar, Enver Hasani, e ka komentuar figurën e Albin Kurtit në politikë.

Në një intervistë për emisionin “Personale”, Hasani e ka vlerësuar Kurtin si politikan me duar të pastra.
Mirëpo, në shpjegimin e tij, ai thotë se Kurti duhet ta kuptojë realitetin në të cilin gjendet Kosova në arenën ndërkombëtare, për shkak se sipas tij, tashmë vendi ynë gjendet në aspekt të sigurisë rajonale.

Hasani thotë se Kurti duhet ta kuptojë se gjithçka që ai e lexon në libra nuk mund të vihen në praktikë aktualisht në Kosovë.

“Në politikë nuk është shumë mirë me lexu shumë libra. Sepse ata që lexojnë shumë e kanë handikap që tentojnë të bëhen njëfarë lloji revolucionari. Diskursi i tij nuk është liberal. Ai duhet ta kuptojë një gjë që aktualisht Kosova është çështje e sigurisë dhe se nuk duhet të bëhen iluzione nëpërmjet librave për funksionimin e shtetit për shkak se tereni është i ndryshëm. Kur një ditë Kosova ta tejkalojë këtë fazën e çështjeve të sigurisë, atëherë vendi do t’i lypë njerëzit sikur Albin Kurti, i cili qeverisë me duar të pastra. Por, jo vetëm Albin Kurtin, por edhe shumë politikanë tjerë që janë nëpër partitë e tjera politike”, ka thënë Hasani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago