FOTO&VIDEO

Epidemiologu zbulon shifrën: Sa shqiptarë do të preken nga koronavirusi

Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, epidemiologu Alban Ylli zbuloi se mund të preken 1000-2000 shqiptarë nga koronavirusi, edhe pse nuk dihet se si do të shkojë situata.

Ylli tha po ashtu se tani jemi në fazën e rritjes së rasteve të reja dhe kjo shifër mund të arrihet në Maj.

“Me shtimin e rasteve do të shtohen kontaktet. Pra kemi 150 raste, kemi 30 raste në ditë, mund të kemi 100 raste në ditë dhe këto 100 raste do të kenë 10 kontakte, pra do ketë 1000 persona. Duhen shumë njerëz për të hetuar dhe për ti mbajtur të izoluar të gjithë rastet. Ta zëvendësojmë zvogëlimin e shtetrrethimit me ndërhyrje të tjera më masive.

Edhe sot kemi diskutuar me kolegët duhet më shumë hetim. Makineria e ndërtuar para pandmeisë në Shqipëri ka filluar të funksionojë si sahat. Volumi po rritet, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që do ketë më shumë nevojë për burime në hetim”, tha ai.

“Kampion do të jetë i madh, do të ketë në Shqipëri pak mijëra raste të konfirmuara. Në popullatë do të ketë shumë më tepër, të jeni të sigurt për këtë. Unë mund të them se mund të shkojnë në 1000-2000, nuk e di. Ka sens ta themi këtë meqë jemi shumë afër Italisë”, shtoi Ylli.

I pyetur nëse do të ketë nevojë për Covid-2, spitalin “Shefqet Ndroqi”, mjeku e aprovoi një gjë të tillë, dhe nuk përjashtoi se do të ketë nevojë edhe për spitalet e tjera rajonale.

“Shefqet Ndroqi” ka patur nevojë edhe në 2009-ën kur ishte pandemia e gripit të derrit. Pati 15 vdekje. Unë besoj se do ketë nevojë që ketë nevojë për të gjitha kapacitetet e spitaleve që ka Tirana dhe për të gjitha spitalet rajonale në Shqipëri. Unë besoj që po. Të shpresojmë që ritmi nuk do të jetë intensiv”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago