Momenti kur era e fortë sposton një avion Boeing sikur të ishte një lodër, është kapur në kamera.
Aeroplani i American Airlines ishte parkuar në aeroportin ndërkombëtar të Dallasit të martën, kur për shkak të një stuhie të fortë, shihet të spostohet për disa metra.
Era me shpejtësi 130 kmh merr përpara avionin 40-tonësh, por fatmirësisht nuk kishte asnjë udhëtar në bord gjatë incidentit. Prej disa ditësh disa shtete amerikane janë goditur nga moti i keq, duke shkaktuar të paktën 24 viktima. Reshjet dhe stuhitë kanë përfshirë shtetet qendrore si Teksas, Oklahoma, Arkansas, Misuri, Kentaki, Karolinën e Veriut dhe Virxhinian.