Policia e Kosovës dje ka raportuar se një person është gjetur i vdekur në një hotel në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar rastin ndërkohë që është bërë e ditur se vdekja e të riut është cilësuar si e dyshimtë. I riu, Erblin Shala dyshohet se u rrëzua në diskon “13 Rooftop” në këtë hotel dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Edhe Innovation Centre Kosovo ka njoftuar për vdekjen e Erblinit, i cili ishte mjeshtër i ‘Motion Design’.
“Me dhimje të thellë pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut dhe anëtarit të komunitetit tonë, Erblin Shala. Erblini ishte mjeshtër në Motion Design, drejtoi kompani në fushën e dizajnit, një djalosh plot humor dhe energji pozitive, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve nga Gjakova dhe Prishtina.
Të qoftë i lehtë dheu, Erblin!”, thuhet në njoftim.
Nga Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ku do të konstatohet shkaktari i vdekjes.
“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.
Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.
Ndryshe, redaksia ka kontaktuar edhe diskon “13 Rooftop”, mirëpo të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…