Turqia do të ndërtojë 500 banesa për shtetasit shqiptar të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Rexhep Taip Erdogan gjatë një fjalimi në universitetin Marmara në Stamboll.
‘’Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punime në vendet e përshtatshme dhe si vëllezër turq, do të ndërtojmë atje 500 shtëpi’’, tha Erdogan.
Presidenti turk ishte mes të parëve që u ofrua të ndihmojë banorët e prekur nga tragjedia, duke i kërkuar te gjithë botës myslimane të bëjë të njëjtën gjë.