Sali Beirsha kritikoi marrëveshjet e sigurisë të nënshkruara nga Presidenti turk, Recep Tayipp Erdogan në Beograd, me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.
“Sigurisht nuk më vjen mirë absolutisht që Turqia të kontribuojë në forcimin e një ushtrie, e vetmja në rajon që përbën rrezik për paqen dhe stabilitetin. Dhe në vend që të shpallet një embargo ndaj një vendi që nuk respekton embargon ndaj Rusisë, deklarohet se do investohet dhe do ketë shitje armësh, etj, etj.”, tha Berisha në një konferencë për mediat gtë shtunën.
Ai shtoi se Shqipëria do të ketë gjithmonë marrëdhënie të mira me Turqinë, por jo me autokracitë. “Me opozitën laike turke, e cila i përmbahet parimeve të kemalizmit, ne kemi dhe do kemi marrëdhëniet më të mira midis partive dhe vendeve tona”.
Pas vizitës në vendin tonë, ku përuroi Xhaminë e Namazgjasë, u fol për dhurimin e dronëve kamikazë dhe gjithashtu u nënshkrua marrëveshja për hapjen e një dege të Universitetit Politeknik të Stambollit, Erdogan shkoi në Beograd, shkruan A2 CNN. Atje presidenti turk njoftoi se bashkë me Aleksandar Vuçiç kanë vendosur që t’i zhvillojnë së bashku industritë e mbrojtjes. Delegacionet e të dyja shteteve firmosën gjithsej 11 marrëveshje me synimin që vëllimi tregtar të shkoi nga 2 miliardë dollarë në 5 miliardë. (
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…