POLITIKE

Erdogani thotë se Turqia dhe Serbia do ta zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i zhvilluar industritë e veta të mbrojtjes.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, lideri turk njoftoi gjithashtu se pjesë e bashkëpunimit të tyre do të jenë edhe dronët turq që do t’i dhurohen Serbisë.

“Turqia dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa së bashku, por këta hapa janë formimi i përbashkët i një industrie të mbrojtjes, për të garantuar paqe”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Kërkesat ndërkombëtare për dronët turq, kryesisht dronë TB2 Bayraktar, janë rritur shumë pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe Ukrainë.

Kompania turke Baykar ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje eksportimi me 30 vende, përfshirë, Arabinë Saudite, Ukrainën, Etiopinë, Kosovën dhe Poloninë.

Erdogani tha se Ankaraja dhe Beogradi do t’i përdorin resurset e tyre “si dy vende mike” për ta rritur bashkëpunimin, duke paralajmëruar se asnjë vend nuk duhet të përpiqet të ndërhyjë, edhe nëse nuk i pëlqen kjo.

Erdogani i premtoi një numër të paspecifikuar dronësh edhe Shqipërisë, gjatë vizitës së tij në Tiranë një ditë më parë. Më herët, Erdogani tha se marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Serbisë janë në “kohë të artë”.

Vuçiq ka thënë se dy liderët kanë diskutuar për tema të rëndësishme gjeopolitike, si dhe për problemet me të cilat përballen dy vendet.

“Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mia ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vjet më parë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se është arritur pajtueshmëri për t’i përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe atë ushtarake. Erdogan është takuar me Vuçiqin në Beograd, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Serbi.

Në ditën e mbërritjes së presidentit turk në Serbi, më 10 tetor, Qeveria e Serbisë i ka miratuar disa memorandume mirëkuptimi në mes të Serbisë dhe Turqisë, në fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, industria dhe teknologjia, media dhe informacioni, rinia dhe sporti, dhe si menaxhimi i emergjencave. Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017.

Në vizitën paraprake të Erdoganit në Beograd, në shtator të vitit 2022, Serbia ka thënë se dëshiron të blejë dronët Bayraktar, por blerja e tyre nuk është realizuar kurrë.

Atëbotë ishte arritur një protokoll që u ka mundësuar shtetasve të Serbisë dhe Turqisë që të udhëtojnë në dy vendet vetëm me letërnjoftime.

Turqia është e katërta në listën e shteteve prej ku ka importuar më së shumti Serbia më 2023.

Kompanitë turke janë prezente në Serbi në tekstil, ndërtimtari, industri mekanike, banka dhe turizëm. Dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por nuk pajtohen në çështjen e Kosovës.

Ankaraja e njeh pavarësinë e këtij shteti, ndërsa Serbia jo. /REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago