Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar kompleksin Gemlik, në provincën e Bursës, Turqi, ku po mbahet ceremonia madhështore e hapjes së kompleksit për prodhimin serial të makinës elektrike turke TOGG.
Erdogan dhe gruaja e tij Emine bënë foto me inxhinierë dhe punëtorë të fabrikës. Presidenti turk dhe gruaja e tij më pas testuan automjetin TOGG.
Në kompleksin Gemlik, në provincën e Bursës, filloi ceremonia solemne e hapjes së kompleksit për prodhimin serial të makinës elektrike turke TOGG.
Ceremonia solemne mbahet në festën kombëtare Ditën e Republikës, të cilën Turqia e feston më 29 tetor.
Republika këtë vit feston 99-vjetorin e lindjes.