Vijon retorika e ashpër mes Turqisë dhe Greqisë me kërcënime të drejtpërdrejta ndonëse të dyja vendet janë anëtare të NATO.
Gjatë një dalje të fundit për mediat, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti thirrjen drejtuar Athinës zyrtare që të mos ngatërrohet me Turqinë në detin Egje.
“Nuk kemi asnjë problem me Greqinë për sa kohë ajo nuk ngatërrohet me Turqinë në Egje. Ne testuam raketën Tayfun. Sa është largësia e Tayfun-it? 561 kilometra. Çfarë bënë grekët? Ata u shqetësuan. Gazetat menjëherë shkruan tituj: ‘Do të godasin Athinën”, u shpreh Erdogan gjatë një ceremonie në Antalia.
Turqia testoi raketën e saj balistike me rreze të shkurtër veprimi Tayfun të prodhuar në vend në muajin tetor. Raketa mund të godasë një objektiv në një distancë 561 kilometra në vetëm 456 sekonda.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…