Erdogani sot fillon vizitën zyrtare dyditore në Serbi gjatë të cilët do të bisedoj me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, të merr pjesë në samitin e Turqisë, BeH dhe Serbisë si dhe në vendosjen e gurë themelit të autostradës Beograd-Sarajevë.
Në kuadër të vizitës gjatë periudhës 7-8 tetor e cila ka një rëndësi të veçantë për shkak se do të zhvillohet në një periudhë kur festohet 140-vjetori i ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike Turqi-Serbi, do të zhvillohet edhe Forumi i Biznesit Turqi-Serbi.
Gjatë vizitës krahas hapjes së projekteve të realiziuara në Serbi nga TIKA, planifikohet që të zhvillohen edhe ceremoni të ndryshme për inaugurime dhe hapjen e fabrikave të ngritura nga kompanitë turke.
Në kuadër të vizitës, pritet që me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan, presidentit serb, Vuçiç dhe kryetarit të Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komsiç në Beograd të zhvillohet edhe takimi i Samitit trepalësh Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi i cili është formuar me qëllim përmirësimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Me rastin e samitit pritet dhe pjesëmarrjen e liderëve pritet të zhvillohet edhe ceremonia e fillimit të autostradës Sarajevë-Beograd.
Erdogan pritet të përurojë edhe një fabrikë të re në Serbi.