POLITIKE

Erdogani aktivizon xhamiat kundër Suedisë

Gjatë kohës së lutjeve të mëngjesit në 90 mijë xhami në të gjithë Turqinë-n u lexua Kuran dhe u bë lutje me qëllim reagimin ndaj djegies së Kuranit para ambasadës së turke në Stockholm të Suedisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në të gjitha xhamitë në mbarë vendin u organizua program për leximin e Kuranit, pas thirrjes që bëri kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Ali Erbaş pas djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm.

Kreu i Diyanetit, Erbaş mori pjesë në programin që u zhvillua në xhaminë Hacı Bayram-ı Veli dhe ai lexoi suren Al-Fat‘h dhe më pas bëri lutje.

Më pas Erbaş drejtoi faljen e namazit të sabahut.

– “Ata që nuk e njohin Kuranin nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij”

Në një fjalim pas namazit, Erbaş vuri në dukje se ajeti që lexoi ka kuptimin se “O Muhammed (s.a.v.) ne ta zbritëm ty Kuranin që t‘i nxjerrësh njerëzit nga errësira në dritë” dhe më tej ai shpjegoi procesin e zbritjes së Kuranit.

Duke vënë theksin se Kurani duhet të mësohet në mënyrën më të mirë, Erbaş tha se “Njerëzit që nuk e dinë, nuk e njohin Kuranin, nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij. Sikur ta njihnin, ta hapnin e ta lexonin atë. Ne për këtë duhet të përpiqemi, që të tregojmë përpjekje t’ua shpjegojmë Kuranin më shumë njerëzve”.

“Nga këtu dua t’i bëj thirrje të gjithë botës. Kurani është një libër i dërguar për të gjithë njerëzinë dhe jo i dërguar vetëm për muslimanët. Njiheni, kuptojeni Kuranin dhe bëhuni mik dhe jo armik me të. Sepse Kurani është një libër shpëtues për të gjithë ne”, tha Erbaş i cili theksoi se Islami është fe e mëshirës, begatisë dhe paqes.

“Islami është bekimi më i madh që i është dërguar njerëzimit dhe botës”, tha Erbaş duke shprehur se dëshiron që nga ky bekim të përfitojnë të gjithë njerëzit.

“Si të gjithë njerëzit, ne duhet të jetojmë duke respektuar besimin, librin, racën dhe sektin e njëri-tjetrit”, shtoi më tej Erbaş në fjalën e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

5 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

20 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago