Përgjigja e Forcave Demokratike të Sirisë nuk dukeshin të lëkundur aspak dhe kërcënuan se nuk do të hezitojnë të nisin luftë totale kundër Turqisë në rast të sulmit të paprovokuar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte përsëritur kërcënimin e shumë zyrtarëve turq se ata kanë gati ofensivën ajrore dhe tokësore në verilindje të Sirisë, në rajonin e caktuar si “Zonë e Sigurisë”.
Organizata e Forcave Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga SHBA’të, njoftuan sot se “nuk do të hezitojmë se cilin do sulm të paprovokuar ndaj nesh ta shndërrojmë në luftë totale”.
SHBA’ja po provon të mbajë qetësinë mes dy palëve që të ruajnë paqen në shtetin e dërrmuar nga lufta civile.
Në verilindje të Sirisë njësitet e YPG (Njësitet e mbrojtjes së popullit), organizatë kurdë pjesë e forcave demokratike të Sirisë ishin aleatë e SHBA’ve në luftën kundër fanatikëve terroristë të ISIS, konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia. YPG numëron afër 20 mijë ushtarë veteranë.
Plani i SHBA’së dhe Turqisë për krijimin e një zone sigurie në përgjatë kufirit me Turqinë në Siri, 30 km e gjerë ishte vonuar duke zemëruar presidentin turk që ishte ankuar edhe gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithsme të OKB’së javën e kaluar.
Shumë shtete e kundërshtojnë këtë plan pasi Turqia kishte njoftuar se ka ndërmend të zhvendos 2 milionë refugjatë sirianë në atë zonë, shumica e tyre janë myslimanë sunitë. Organizata të ndryshme e shohin si përpjekje për të ndryshuar demografinë e Sirisë.