POLITIKE

Escobar: SHBA-ja u befasua nga operacioni në kufi

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe zyrtari amerikan përgjegjës për Ballkanin Gabriel Escobar uruan bashkë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për targat.

E pasdite në një audio-konferencë, Escobar foli për krejt situatën e krijuar dhe Kosovës i dha përkrahjen për hapin e ndërmarrë më 20 shtator.

“Është e drejtë e Qeverisë së Kosovës të aplikojë masën e reciprocitetit për të cilën ka marrëveshje paraprakisht”.

Por, ky pranoi se vendimi i qeverisë ishte i papritur.

“Por, implementimi i tij këtë herë na zuri shumë nga ne në befasi dhe eventualisht kjo do të ndodhte. Jam i lumtur që ne ishim në gjendje të ulnim tensionet që erdhën me implementim. Në periudhën më të gjatë kohore ne po shohim për një zgjidhje më të qëndrueshme dhe më evropiane për çështjen e targave të automjeteve”.

Escobar as nuk mohoi e as pohoi lajmin se zyrtarë amerikanë i kanë thënë presidentes Vjosa Osmani se me veprimet në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak u rrezikua siguria kombëtare e Kosovës.

“Nuk dua të komentoj mbi komunikimet diplomatike, por ne kemi komunikim shumë të ngushtë me qeveritë në Prishtinë dhe Beograd. Ne thirrëm për kujdes dhe përmbajtje te të dyja palët dhe mendoj se që të dyja bënë kështu”.

Zyrtari i lartë amerikan tha se KFOR-i në asnjë mënyrë nuk e merr rolin e policisë dhe autoriteteve kosovare në ruajtjen e rendit dhe kufijve.

Escobar e la të hapur mundësinë që Washingtoni ta emërojë një të dërguar special për dialogun kosovaro-serb, por deri te ky vendim ai tha se do ta kryejë me përkushtim të plotë detyrën që e mban.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago