“Eskalon” presidenti Thaçi nuk lë fjalë pa e fyer kryeministrin Kurti, e quan djallëzor, qesharak
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar me fyerje ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.
Ai në postimin e tij në Facebook, e quan kryeministrin e Kosovës, “frikacak dhe djallëzor”.
Po ashtu, Thaçi ka shkruar se “tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër”.
Postimi i plotë:
PËRPËLITJET E KURTIT
I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.
Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.
Përqesh dhe saboton shtetin.
Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.
I padinjitet.
Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.
Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.
Qesharake për Kosovën.
Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.
Rikujtoj:
Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.
Ishte kundër administratës Klinton.
Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.
Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.
Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.
E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.
Në anën e kundërt të historisë.
Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.
Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…