Me 531 vota pro, 48 kundër dhe 117 abstenime, eurodeputetët kanë votuar një raport mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë raport iu kërkua Këshillit të BE-së që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme.
Kjo u bë me arsyetimin se “izolimi inkurajon aktivitetet kriminale”.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor transit për migrantët dhe refugjatët, si dhe vende për pastrim parash dhe trafik armësh”.
Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit.
Faktorët kryesorë të këtyre dukurive negative në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…