Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, e ka kritikuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, se është duke vepruar ndaj Kosovës në formë paragjykuese si shteti i tij Spanja, që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e vendit.
Ai ka deklaruar se nuk është e pranueshme vendosja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, dhe që Serbia të tolerohet deri në këtë masë.
Ndër tjera, Butikofer ka deklaruar se Borrell duhet ta marrë shembull shefin e NATO-së, Jens Stoltenberg, për qasjen ndaj politikës kosovare.
“E mirëpres shumë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk po iu bashkohet politikanëve të shumtë të ShBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit, duke e përjashtuar në mënyrë efektive vendin. Politika Kosovë/Serbi nga SHBA-ja dhe BE-ja është e njëanshme në favor të Serbisë, vendos standarde të dyfishta dhe injoron në masë të madhe se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane matëse të politikës së tyre”, ka shkruar ai në Twitter.
“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe ShBA-së. Shefi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-Kosovës si ato të atdheut të tij spanjoll. Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por thjesht nuk është e pranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë. Ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër angazhimeve të tij, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme, tolerohen me durim të pafund”, ka thënë Butikofer.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…