LAJME

Eurostat: Shqipëria e 4-ta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë

Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsisë së tyre në përqindje në krahasim me fillim vitet 1990 (nuk përfshihen vendet baltike).

Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat, në raportin për ecurinë e popullsisë së Europës që nga vitet 1960, me rastin e ditës botërore të popullsisë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, që është niveli më i ulët që nga viti 1982. Në krahasim me fillim vitet ’90, popullsia është tkurrur me gati 15%.

Nga viti 1960, kur Eurostat raporton të dhënat, popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Më pas, filloi tkurrja e ndikuar fillimisht nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë, e ndikuar si nga emigracioni, ashtu dhe nga numri i lindjeve.

Në 2020-2021, rënia e popullsisë u përshpejtua edhe për shkak të pasojave të COVID, që rriti ndjeshëm vdekshmërinë në vend,

Rekordin në Europë për tkurrjen e popullsisë nga fillim vitet 1990 e mban Bulgaria, me -21.1, e ndjekur nga Kroacia (-18.9) dhe Rumania (-17.9).

Popullsia e Serbisë, në raport me vitin 1995 (kur u nda nga Mali i Zi) ka rënë me gati 11%, ndërsa ajo e Malit të Zi me 2.4% për të njëjtën periudhë.

Popullsia e Maqedonisë së Veriut rezulton me një tkurrje të lehtë prej më pak se 3%, por prej kohësh në këtë vend ka debat lidhur me censin e popullsisë dhe numrin real të saj.

Në tkurrje është dhe popullsia e Kosovës, që është reduktuar me 10.2%, në krahasim me vitin 2003, kur raportohen për herë të parë të dhënat.

Tendenca e Europës

Sipas Eurostat, për një periudhë më të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milion në 1960 në 446.8 milion më 1 janar 2022, një rritje prej 92.3 milion njerëz. Shkalla e rritjes së popullsisë është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.7 milionë persona në vit gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit. gjatë viteve 1960.

Pasi në vitin 2020 popullsia ra për herë të parë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, popullsia e BE-së u ul përsëri në vitin 2021, nga 447 milionë në 1 janar 2021 në 446,8 më 1 janar 2022. Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje se lindjet) tejkaluan migracionin pozitiv neto për një vit të dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë. Në BE, ka pasur 531 000 vdekje më shumë në 2020 se në 2019 për t’u krahasuar me 113 000 vdekje më shumë në 2021 sesa në 2020. /Monitor


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago