I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, diplomati Fatos Tarifa ka thënë se Shengeni Ballkanik është në favor të Serbisë, ndërsa shtoi se Serbia është e dashura e Europës.
Pjesë nga biseda në studio:
Hila: A e shikon Shengenin një karamele për të shtyrë në kalendat greke integrimin tonë në BE, dhe një ndjekje e planit të Macron që të justifikojë “jo” e tij?
Tarifa: Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë, mund të jetë një përpjekje për të justifikuar dështimet e derisotme, por është një çështje krejt tjetër. Unë di të them se, kjo marrëveshje është më shumë në interes të Serbisë, sesa në interes të vendeve të tjera. Si vendi që ka nisur negociatat me BE, si vendi që ka do të hyjë në BE para nesh, edhe pse Serbia bëri 3 luftëra të mëdha në Ballkan, Serbia është e dashura e Europës, Jugosllavia ka qenë e dashura e Europës, nostalgjia për Jugosllavinë është ende e gjallë. Mos të çuditemi, kur një ditë, edhe pa e njohur Kosovën, Serbia mund të bëhet pjesë e BE, do të gjendet një mënyrë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…