LAJME

Fadil Geci: E kemi pritur gjatë këtë ditë, e falënderoj Rexhep Selimin që tregoi se kush e shkroi komunikatën 59

Fadil Geci, anëtar i familjes Geci nga Lluasha, ka folur në Debat Plus rreth nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. Z. Geci, që është vëllai i Gani Gecit, ish-ushtar i UÇK-së, ka folur më saktësisht rreth komunikatës 59-të, e cila komunikatë u përmend si provë edhe në Gjykatën Speciale nga ana e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Z. Geci ka theksuar se e ka pritur që një kohë të gjatë që të shohin një gjë të tillë, pra të dihet se kush e ka shkruar komunikatën 59.

“Po të them të drejtën unë dhe familja ime e kemi pritur gjatë këtë ditë, edhe me pa një të vërtetë. Unë e kam ditë që shumica janë kanë të bindur që kjo komunikatë është një komunikatë fallce, e rrejshme për interesa personale të dikujna, por nuk e kemi ditë cili është ai person” – deklaroi fillimisht ai.

Tutje, ai komentoi edhe deklaratën e Rexhep Selimit, ish-komandant i UÇK-së, i cili deklaroi se ishte Hashim Thaçi, ai që e shkroi këtë komunikatë.

“Sonte unë duhet me falënderu Rexhep Selimin, që përkundër divergjencave politike që i kemi, edhe me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, e ka thënë një të vërtetë, që është për t’u përshëndetur” – deklaroi ai.

Tutje, ai ka treguar se si shkoi tek shtëpia e Hashim Thaçit dhe tregoi bisedën me babain e Thaçit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago