LAJME

Fadil Nura shpërndau dhurata për fëmijë, dyshohet se ishin prodhime serbe

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me drejtorin e Arsimit, Kastriot Duraku, shpërndanë disa dhurata për fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide” dhe në klasën e bashkëngjitur në Shkollën “Shaban Jashari”.

Madje për këtë aktivitet, komuna postoi edhe fotografi në faqen zyrtare në Facebook.

Deri këtu, gjithçka në rregull.

Por, ajo që nuk duket në rregull është se ky postim pas një kohe pretendohet sr u fshi nga llogaria e komunës – ndonëse jo para se në të të ndërhynin administratorët.

Kjo së paku pretendohet nga fotografitë që po qarkullojnë në mediat sociale.

Arsye për editimin, zëvendësimin e fotove e më pas edhe fshirjen e postimit të tërë duket të ketë qenë Serbia.

Pretendohet se komentuesit ishin ata që vunë re se dhuratat ishin prodhim i Serbisë, i prodhuesit “Pionir”.

Me t’i parë reagimet, administratorët e faqes duket se ndërhynë duke i edituar fotografitë, gjegjësisht duke fshirë logon e kompanisë serbe nga fotot, e më pas duke i ngarkuar fotot e edituara.

Por, as kjo nuk i kënaqi komentuesit, duke u vërsulur në kritika.

Duke u gjendur në këtë situatë të palakmueshme, administratorët si duket vendosën që të fshijnë postimin në tërësi.

Klankosova.tv ka kontaktuar me kryetarin e komunës, Fadil Nura, i cili tha se nuk ka informata të sakta në lidhje me këtë.

“Ne i kemi të kontraktuara furnizimet. Nuk e di, nuk kam ndonjë informacion të saktë në këtë drejtim”, është shprehur Nura për Klankosova.tv.

Ndërsa, zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, tha se dhuratat kanë qenë përmes prokurimit dhe jo direkt nga komuna.

“Dhuratat kanë qenë përmes prokurimit. Detajet nuk i di, por e di që ka shkuar përmes prokurimit. Prodhimi e këto nuk i di. Shuma e ndarë për dhurata ka qenë diku rreth 900 euro”, është shprehur Lushtaku, njofton Klankosova.tv.

Në faqe të ndryshme shqiptare që promovojnë fushata kundër prodhimeve serbe, ky veprim i pretenduar i komunës po konsiderohet skandaloz, sidomos për faktin se dhuratat u janë ndarë fëmijëve të çerdhes “Nëna Zahide” dhe shkollës “Shaban Jashari”, nëna dhe babai i komandantit legjendar, Adem Jasharit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

1 orë ago
  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

7 orë ago