Pas konfuzitetit se a do të ndalohet të falet e xhumaja në xhami, për shkak të masave kundër koronavirusit, sot ajo është falur nga një numër i madh i besmtarëve.
Ndonëse u diskutua se do të pezullohen tubimet e mëdha, për faljen e xhumas ende ishte e dyshimtë.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Ai ka njoftuar se të shtunën Bashkësia Islame në ora 11:00 do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me masat që do të ndërmerren.
Tërnava tha se nesër do të merret vendim që të dezinfektohen të gjitha xhamitë e Kosovës.